Skip to content

RRETH NESH

DRFPP Nr 1 Tiranë, ne bashkepunim me, Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, mundëson organizimin e kurseve të trajnimit profesional për të gjithë punëkërkuesit e papunë dhe për të gjithë të interesuarit që duan kualifikime të mëtejshme.

Aplikimi dhe regjistrimi bëhet pranë  DRFPP Nr 1 Tiranë.

 

Çertifikimi

Në fund të kursit çdo kursant që ndjek rregullisht kursin pajiset me Çertifikatë që njihet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Historiku i Qendres Amerikane te Trajnimit  ORT

Tirane, Shqiperi

Qendra Amerikane  e Trajnimit, ose sic quhej ne vitet qe pasuan revolucionin demokratik ne Shqiperi, ORT, u hap per here te pare ne Tirane menjehere pas vizites se Sekretarit te Shtetit Amerikan ne Shqiperi Xhejms Bejker ne vitin 1991. Si fillim kjo qender trajnimi filloi aktivitetin ne katin e trete te shkolles industrial te mbremjes e cila pas nje viti i kaloi nen mbrojtje Ministries se Punes . Kjo e fundit investoi ne rimodelimin e ish shkolles industriale te mbremjes duke i dhene edhe pamjen qe ka sot.

Nga ana tjeter organizata amerikane ORT ne bashkepunim me USAID solli materialet e nevojshme mesimore nga USA duke e pajisur shkollen e re me kompjutera, makina shkrimi, makina qepese, stofra dhe basma per fustane, pajisjet e plota per kursin e kozmetologjise, materiale dhe pajisje elektrike, materiale per kursin e hotelerise dhe biznesit etj. Projekti i ORT ishte si fillim vetem per nje vit trajnimi ne Shqiperi. Por, si pasoje e suksesit dhe interesimit te studenteve per te ndjekur kurset amerikane, kjo organizate e shtriu aktivitetine saj edhe per 5 vite te tjera: 1991-1997

ORT eshte nje organizate boterore e cila sponsorizhet nga izraelite dhe qe  ofron edukimin nepermjet trajnimit ne rreth 100 vende te botes. Kjo organizate krijoi te parin program per te rritur nepermjet traijnimit per tu punesuar ne fusha te caktuara ne Shqiperi. Gjithashtu ORT ndihmoi Ministrine e Punes te Shqiperise ne krijimin e departamentit te trajnimit profesional per te drejtuar shkollat ne vend.

Ne dy vitet e para Qendra Amerikane e Trajnimit ne Tirane pranonte studentet te cileve u ishte ndaluar e drejta e shkollimit nen regjimin komunist enverian. Listat e studentevet vinin ne ate kohe nga Shoqata e te Persekutuarvet Politike me qender ne Tirane. Interesimi i studentevet qe jashtezakonisht i madh aq sa, kur kjo shkolle u be e mundur jo vetem per ish te perndjekurit politike, por  per te gjithe, ne ditet e regjistrimit ne si drejtori kerkonim ndihme per te mbajtur rregullin. Drejtori i projektit amerikan Dr. Sterling Hayden dha nje ndihmese shume te madhe ne mekembjen dhe forcimin e kesaj shkolle. Gjithashtu ai dha ndihmesen e tij  ne hapjen edhe te disa qendravet trajnimi te tjera ne qytete te ndryshme te Shqiperise, si Durres, Shkoder, Vlore, dhe Korce. Dr. Hayden e shikoje jo vetem si drejtues te projektit madhor por edhe si nje punetor te palodhur me “gozhde e cekic ne dore” duke rregulluar ambjenet e shkolles. Shembulli i mire i tij si punetor i palodhur, i thjeshte, dhe profesionist i rralle ndikoi per mire ne formimin e personelit mesimor shqiptar te sapo formuar me edukaten amerikane te punes.

Qellimi I drejtuesvet amerikane te ORT ishte qe, pas largimit te tyre dhe perfundimit te projektit, Qendra e Trajnimit te vazhdonte te funksiononte me sukses edhe per shume vite te tjera. Dhe ja, sot kjo shkolle po feston 20 vjetorin e themelimit te saj me krenari per punen e kryer ne keto vite,  qe nxori dhe vazhdon te nxjerre nga bangat e saj me mijra studente te trajnuar dhe te pergatitur per te hapur menjehere bizneset e tyre ne fushen qe ata u trajnuan.

I uroj nga zemra gezuar ditelindjen shkolles se pare amerikane ne Shqiperi qe u ngrit pas rrezimit te murit komunist.

Aferdita Hall –Xhafo

Ish -Drejtore e Qendres Amerikane te Trajnimit

Tirane, Shqiperi

DRFPP1-NEW

PRINTIME 90x90cm- 6 FAQE_Page_4



URIME-2016-ANIMATION-DRFPP-FB

One Comment
  1. Kreshnik permalink

    Pershendetje. Ishe i interesuar per kursin per riparimin e aparaturave mjekesore. Sa kushton? Jam fizioterapist merem dhe me riparim aparaturash mjekesore por me duhet nje certifikat. A njihet ky kurs jasht shqiperis? Faleminderit

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: