Skip to content

OPERATOR SOCIAL

Karakteristikat kryesore të operatorit social

Operatori social në taksonominë e ISTAT për  “profesionet e kualifikuar në shërbimet mbështetëse ose të përkujdesjes ” është specialist i shërbimeve sociale i cili është i kualifikuar për tu kujdesur për disa kategori personash. Operatori social ndahet ne dy kategori:

1-Operatori Socio-Sanitar OSS

2-Operatori Socio-Asistencial OSA

OSS ka të bëjë me profesionet shëndetësore, duke pasur qëllimin e kujdesit infermieror me  karakteristika specifike si kujdestar në kryerjen e aktivitetit të personave. OSS nuk ka fuqi vendimmarrëse por ndjek udhëzime dhe kërkesat e infermierëve që janë mbikëqyrësit e tij të drejtpërdrejtë.

Detyra e tij janë që të kryejë aktivitete që i ndihmojnë njerëzit të plotësojnë nevojat e tyre themelore, që kanë për qëllim zbulimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e nivelit të mirëqenies, duke nxitur autonominë e tyre dhe vetë-përcaktimin.

Objektivat themelore të OSA janë:

1-         Të ruaj dhe / ose të rikthejë mirëqenien psikologjike të personit në nevojë

2-         Të parandaloj  ose zvogëloj  rrezikun e izolimit dhe margjinalizimit;të punoje  për problemet e autonomisë së personit në nevojë ,në funksionet e tij themelore

Kujt i referohet kursi per operator social:

– Atyre që duan të jenë të dobishëm për personat në nevojë.

– Për ata që do të donin  te permiresonin pozitën e tyre profesionale brenda mirëqenies sociale

– Atyre që duan të merren me njerëz të ndryshëm për të kuptuar gamën e  problemeve të tyre

Kohëzgjatja e kursit:

Kursi përbëhet nga 200 orë, 160 orë janë teori, ndërsa praktikë janë 40 orë

Kërkesat e pranimit në kursin e operatorit social:

Pjesëmarrësit në kursin për operator social janë personat që kanë mbaruar arsimin e mesëm, të jenë të aftë mendërisht dhe fizikisht dhe të jenë mbi 18 vjec

Objektivat e përgjithshme të kursit

Në përfundim të kursit për operator social ,kursantët do të jenë të aftë:

Të njohin karakteristikat dhe specifikat e trajtimit që kërkojnë kategoritë e personave në risk

Të asistoje në rastet kur personat me specifika të vecanta kanë nevojë për ta

Të njohin fushën e shërbimeve sociale në Shqiperi

Të kenë aftësi organizative për punën në grup

Të aftësohen mbi shërbimet shëndetësore për të cilat u lejohet të veprojnë

Të mbajnë kontakte të vazhdueshme me psikologun

Të kenë aftësi organizative për lojrat terapeutike dhe animacion

Të propozojnë risi në programet e ndërhyrjes në kategoritë në të cilat punojnë

…………………………………………………………………………………………………

Autizmi nuk zgjedh..

Fushatë sensibilizuese vullnetare e kursit Operator Social në DRFPP1

Instruktore: Vilma Ago

 

 

Lini një Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: