Skip to content

PERSHENDETJE

Përshëndetje e Drejtorisë së DRFPP NR.1, Tiranë

Kam nderin dhe kënaqësinë që t’ju uroj  mirëseardhjen në Faqen e Internetit të Qendrës tonë, të institucionit të parë të formimit profesional në Shqipëri, si dhe t’ju përcjell atë çka ju ofron Qendra jonë, të gjithë atyre që janë të interesuar si brenda ashtu dhe jashtë vendit, të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale apo të krijojnë aftësi të reja,.

DRFPP 1 ka trashëguar përvojën dhe arritjet më të mira në formimin profesional, të përvojës së Qendrës Amerikane (ORT) në fillimet e saj, të punës intensive e plot pasion të brezave të specialistëve e kursantëve, të cilët kanë kultivuar vlerat e të diturit një profesion dhe kanë hedhur themelet e krijimit të mjeshtërive dhe aftësive profesionale në përshtatje të vazhdueshme me kërkesat e tregut të punës.

Qendra jonë, tashmë me një përvojë gati 22- vjeçare, është rritur dhe zgjeruar me ambjente e profesione të reja, me personel të kualifikuar, në shërbim të një numri gjithnjë e më të madh kursantësh, të cilët ndjekin trajnimet në profesionet bazë si dhe në profesionet e reja për të cilat ka nevojë tregu i punës në Shqipëri.

Ndaj, dua t’i siguroj pjesëmarrësit se do të gjejnë te ne atë çka ata dëshirojnë dhe kërkojnë : aftësi dhe formim cilësor profesional, staf të përkushtuar dhe të kualifikuar, mjedise optimale për praktikat trajnuese dhe të përshtatura. Ne po shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të tërhequr sa më pranë Qendrës sonë potencialet e specialistëve në fushat përkatëse dhe, në të njëjtën kohë, do të bëjmë shumë kujdes për t’i ndihmuar e përkrahur kursantët tanë si burime potenciale për të ardhmen e tregut të punës, si dhe për përditësimin e vazhdueshëm të kurrikulave dhe stafit tonë duke i mundësuar atyre trajnime të mëtejshme përmes projekteve e marrëveshjeve që po realizohen nën kujdesin e Ministrisë Mirëqënies Sociale dhe Rinisë..

Një proces mjaft i rëndësishëm, si pjesë integrale e misionit tonë, është rritja e cilësisë së aftësimit profesional, rritja sasiore e cilësore e infrastrukturës dhe kapaciteteve të kabineteve mësimore duke e bërë një qendër të rëndësishme aftësimi e kualifikimi për formimin e specialistëve dhe mjeshtërave të së ardhmes me vlerat e larta të demokracisë dhe qytetërimit.

Mirë se vini në DRFPP 1, Tiranë

 

Hanëme MATA

Drejtor i DRFPP NR.1
………………………………………………………………………………………………………………………………………………

PERSHENDETJE PER 20 VJETORIN E KRIJIMIT TE DRFPP NR.1


dianne


donald


klaudja


hasan pema per


v muka pershendetje02

13 Koment
  1. Miri permalink

    Certifikatat qe leshohen vlejne per jashte shtetit?

  2. susandistel64@gmail.com permalink

    jam nga Gjilani jam e interesuar qè ta mar diplomen e robaqepsis ju lutem ku mund tè drejtohem ju faliminderit

    • Pershendetje!
      Per informacion te detajuar luteni te dergoni email tek drfpp1.kordinatori@gmail.com ose kontaktoni ne:
      Telefon: 04 222 8427
      Celular: 069 6031119
      Ose mund te kaloni nga Qendra nga e Hena deri te Premte,
      8:00 – 16:00
      Ju Falenderojme

  3. NIKOLLA permalink

    Pershendetje ! Jam nje prind dhe jam i interesuar per kursin e web design per djalin tim . Mundeni te me sqaroni se kur fillon ?

  4. ilircapollari@gmail.com permalink

    pershendetje jam Student dhe jam i interesuar per autocad si mund te funksionoje kursi dhe cfare kerkohet ne te dhe sa shkon cmimi sipas afateve te percaktuara.

    Me respekte.

  5. migena permalink

    Sa ndihmojne keto kurse ne gjetjen e nje pune?

    • Kurset jane afer tregut te punes dhe jane jo vetem per punekerkuesit e papune por dhe per te punesuarit qe duan te zhvillojne me tej aftesite e tyre profesionale

  6. amle permalink

    A zhvillohen ne kosove keto kurse

  7. SIRIUS HAXHIAJ permalink

    SIRIUS
    Dua te di se kur zvillohet kursi profesional per Elektro auto . Une studjoj ne shkollen Karl Gega per profesionin AUTO MEKANIKE por kete vit na e kan caktuar per Motorrist dhe doja te merrja psejs ne kursin tuaj mund te me tregoni se SA ? dhe SI ? funksionon ky kurs

  8. reis permalink

    ju lutem, mund te dij oraret e kurseve,? cili eshte orari me i vone,? dhe si mund te kontaktoj me juve, sepse jam cdo dite te javes ne pune , ju faleminderit

  9. kadri Bublica permalink

    Ju uroj suksese ne punë per atë që paskeni arritur trajnimin e kuadrave te reja ne profesionalizem më vjen mir për ksi lloj profesionesh e ma së shumti në lëmin teknike

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: